Një i ri nga Kosova humb jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani
Ardian Osmani ka humbur jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, ndërkohë që atë e ka konfirmuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka shkruar se është shumë i pikëlluar për ndarjen tragjike nga jeta të Ardianit dhe se humbja e tij e papritur dhe e rëndë ka mërzitur të gjithë.
“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi.
Dersia një familjar ka njoftuar se Ardiani ka humbur jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani.

