Një i ri nga Magura e Lipjanit humbi jetën në Austri
Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Bardhi nga Magurja e Lipjanit. Djali i tyre ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Austri.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shokë, miqtë dhe dashamirët se u nda nga jeta Albion Bardhi! Për datën e varrimit ju njoftojmë me kohë! Pusho i qetë, Albion”, thuhet në njoftim.

