Siç ka njoftuar familja, i riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i veturës i cili ka mbetur i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq shoferi i veturës do të dërgohet në mbajtje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.