Një i ri shqiptar humb jetën tragjikisht në Zvicër

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 gusht.

Sipas njoftimit varrimi 29-vjeçarit, Liridon Zeneli, do të bëhet të premten më 16 gusht, në varrezat e Eichbuhl në Altstetten në Zurich.Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 09:00.