Një i ri shqiptar humb vetëdijen në linjën ajrore Prishtinë-Vjenë

Në linjën Prishtinë – Vjenë sot ka ndodhur një rast i pazakontë. Një i ri shqiptar, i cili fluturonte me kompaninë “Wizz Air” është alivanosur dhe ishte në rrezik për jetën.

Por, fatmirësisht në aeroplan ka qëlluar mjeku shqiptar nga Struga, Nuhi Arsllani, i cili ka intervenuar menjëherë dhe i ka shpëtuar jetën të riut.

Lajmin e ka bërë të ditur Bahri Troja, zyrtar në institucionet e Austrisë dhe veprimtar i njohur shqiptar në Austri, i cili ka qenë po ashtu prezent gjatë këtij fluturimi, njofton albinfo.at.

Dr. Nuhi Arsllani është profesor në Kolegjin e Shkencace Mjekësore “Rezonanca” në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Maribor të Sllovenisë.