Një i ri vdes tragjikisht në vendin e punës

Një i ri nga Deçani ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e tij të punës, ka bërë të ditur në Facebook kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të riun nga Gllogjani i Decanit, Erion Isufaj.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai.