Një i vdekur, 550 të infektuar me Covid-19
Shifrat flasin për një valë të re infektimesh me virusin Covid-19, i cili me sa duket po rikthehet përsëri.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 550 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit, në Shqipëri.
Ministria u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Gjithashtu MSHMS apelon te qytetarët e vaksinuar që të drejtohen në qendrat shëndetësore për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë spitalizimet dhe fatalitetet.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

