Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Viti

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Viti-Kllokot.

Kështu tha për Klan Kosovën kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

”Po fatkeqësisht është një aksident me fatalitet. Një person ka vdekur dhe dy persona të tjerë i kemi të lënduar”.

Sipas raportimeve aksidenti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 09:00.