Një i vdekur dhe një i lënduar nga rrokullisja e traktorit në Kamenicë

Një burrë në Kamenicë ka vdekur aksidentalisht pas rrokullisjes së traktorit kurse djali i tij ka marrë lëndine trupore.

Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.