Një i vdekur, mbi 900 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 930 raste të reja me Covid-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 2 mijë e 779 mostrave.

Nga dje, janë shëruar edhe 1479 qytetarë.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 8702.