Një i vdekur nga aksidenti në trafik

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik që ndodhi më 22 dhjetor në Gjakovë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

“Fsh. Fsh. Skivjan, Gjakovë 22.12.2020 – 09:00. Me datën 26.12.2020 është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK  prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Mediafokus.info/

(Foto nga arkivi)