Një ish-zyrtar i qeverisë është shpallur fajtor mashtrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.B për veprën penale – Mashtrimi.

I akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.