Një javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia ende në kërkim të Mefail Shkodrës dhe djemve të tij
Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona, më 10 gusht, ka tronditur Kosovën.
Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin, edhe tetë ditë pas aktit janë në arrati.
Policia e Kosovës po i kërkon ata.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Gazetës Sinjali se “po punohet intensivisht lidhur me rastin”.
“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”.
Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin tash e sa ditë janë në kërkim nga Policia, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

