Një këmbësore në Velekincë të Gjilanit aksidentohet nga një veturë

Një këmbësore në Velekincë të Gjilanit është goditur nga një veturë në lëvizje e cila po drejtohej po ashtu nga një femër.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është detyruar të marrë trajtim mjekësor.

Fsh. Velekincë, Gjilan, 22.10.2022 – 18:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës femër kosovare dhe këmbësores femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).