“Një këngë kaq e madhe, bastardohet duke u kënduar në brekë” – reagon Albina Kelmendi
Pamjet tregojnë Egli Takon duke interpretuar këngën e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate.
Veshja e Eglit konsiderohet e papërshtatshme për natyrën e këngës “Mora fjalë”.
Albina Kelmendi është shprehur me indinjatë: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”
Videoja, e shoqëruar edhe me një koment sarkastik, thotë: “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.
Ky reagim i Albinës ka hapur diskutime të gjera në publik, ku shumë po vënë në pikëpyetje etikën dhe ndjeshmërinë që duhet pasur kur interpretohen këngë me vlera të trashëgimisë.

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”


 
 
						 
						