Një kifle e thjeshtë – 40 centë, qytetarja në Gjilan habitet me çmimin e pjekurinave në fshat
Çmimet e artikujve ushqimorë kanë shënuar rritje të papërballueshme. Buka dhe pjekurinat tjera shiten me çmime të ndryshme, varësisht prej furrave dhe zonave ku ndodhen ato.
Derisa në qytet, shkaku i konkurencës mbase, gjen bukë dhe pjekurina tjera me çmime më të lira, në periferi dhe nëpër katunde, çmimet janë më të larta.
Një qytetare e Gjilanit (emri i njohur për redaksinë) ka thënë se një kifle të thjeshtë (pa asgjë brenda) e ka paguar 40 centë sot në mëngjes në furrën “Nesa” në Malishevë.
Një kifle e tillë, sipas saj, në Gjilan shitet me 25-30 centë, varësisht prej madhësisë.
Me çmim prej 25-35 centë, në marketet e Gjilanit shitet edhe buka, për dallim prej furrave ku buka kushton 60 centë.
Habinë e saj, qytetarja ia ka shprehur edhe punëtores së furrës, por mundësia e vetme ka qenë që paguajë 80 cent për dy kifle ose t`i lë fare./Mediafokus

