Një klub shqiptar i futbollit shpallet kampion në Malin e Zi

Një klub shqiptar i futbollit, FK Deçiq nga Tuzi, është shpallur kampion i Ligës së dytë në Mal të Zi dhe sezonin tjetër do të bëjë gara në elitën e futbollit.

FK Deçiq e mbylli kampionatin me 61 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë, pas një sezoni fantasik, ku arriti 17 fitore, 10 barazime dhe pësoi vetëm 3 humbje. Ata shënuan 61 gola dhe pësuan 33.

Kurse në Superligën e Malit të Zi, kampion u shpall Buduçnosti dhe do të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Kampionëve./mediafokus.info