Një komunë ka bërë kërkesë për zgjatjen e afatit të regjistrimit
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha sot regjistrimi i popullsisë përfundon brenda 4 ditësh dhe deri më tani janë regjistruar afër 1.5 milion banorë.
Por regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet shkaku i një kërkese të Komunës së Dragashit për shtyrjen e procesit, ka thënë ai.
“Dragashi ka bërë javën e kaluar kërkesë për t’u shtyrë afati i përfundimit të procesit të regjistrimit të popullësisë. Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje”, tha Kastrati.
Procesi është paraparë të përfundojë më 17 maj.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

