Një kosovar dhe një shtetas i Luksemburgut aksidentohen në Gjilan

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident në Kmetoc të Gjilanit, njëri prej tyre shtetas i Luksemburgut.

Fsh. Kmetoc, Kamenicë 29.04.2023 – 01:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Luksemburgut. Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.