Një kosovar humb jetën në një aksident në Shkup

Një kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në autostradën në Shkup.

Automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, i drejtuar nga H.C. (23) nga Republika e Kosovës ka dalë nga rruga.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.