Një kosovar vdes në vendin e punës në Gjermani
Një burrë nga Kosova ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjermani.
Njoftimi u dha nga familjarët në rrjetet sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën në varrezat e fshatit Llukar të Prishtinës në ora 14:00.
Nuk dihet shkaku se si ka ardhur deri te vdekja.
Klankosova.tv ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit, por akoma nuk ka ndonjë informacion të ri lidhur me ngjarjen.

