Një lajm i mirë dhe një i keq për mërgimtarët në Gjermani

Abonimi mujor prej 49 eurosh për autobusë dhe trena në transportin lokal dhe rajonal në Gjermani do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024.

Mirëpo nga viti 2025, ato mund të shtrenjtohen ndonëse vendimi nuk është marrë ende, përcjell Paparaci. Kështu njofton gazetari shqiptar i Deutsche Welle, Bahri Cani.

“Për fillim dite një lajm i mirë dhe një pak më ndryshe. Lajmi i mirë është që biletat e subvencionuara prej 49 Euro për transport me trena dhe aurobusë rajonalë në të gjithë Gjermaninë do të vazhdohen deri në fund të vitit 2024. Por ministrat e komunikacionit të landeve kanë paralajmëruar edhe një lajm të keq: Nga vitit 2025 ato mund të shtrenjtohen! Sa dhe kur, akoma nuk dihet. Por unë do t‘ju njoftoj me kohë, si të merret vendimi. A po i përdor i këto bileta a hiç? Rrugë të mbarë!”, shkroi ai të hënën.

Kjo biletë synon të bëjë transportin publik rajonal dhe lokal më të përballueshëm dhe në këtë mënyrë të tërheqë më shumë pasagjerë.

Bileta do të jetë e vlefshme në gjithë transportin publik lokal dhe rajonal në Gjermani, d.m.th. në trenat rajonalë, autobusët, tramvajet, trenat nëntokësorë dhe periferikë. Ndërsa përfshihen këtu autobusët dhe trenat në distanca të gjata – si ICE, EC dhe IC i Deutsche Bahn ose ofrues të tjerë.