Një lloj i ri i gripit përhapet në Evropë

Një valë intensive gripi, e nxitur nga një lloj i ri virusi, po përhapet në të gjithë Evropën, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të rënda, raporton Guardian.

OBSH raportoi sot se të paktën 27 nga 38 vendet në Evropë po përjetojnë “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”.

Në gjashtë vende, Irlandë, Serbi, Slloveni dhe Angli, më shumë se gjysma e pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin kanë rezultuar pozitivë.

Ata thonë se infeksionet shkaktohen nga një lloj i ri sezonal i gripit A (H3N2) K – i cili përbën deri në 90% të të gjitha rasteve të konfirmuara.

Megjithatë, OBSH shton se aktualisht nuk ka prova që ky lloj shkakton sëmundje më të rëndë.

OBSH thekson se vaksinimi mbetet hapi më i rëndësishëm për parandalimin e gripit.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata me rrezik më të lartë, përfshirë të moshuarit, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thuhet në deklaratë.