Një lojtar i SC Gjilanit rezulton me COVID-19, ndeshja në pikëpyetje
SC Gjilani ka njoftuar se nga rezultatet e marra të ditës së djeshme, një lojtar ka rezultuar i prekur me COVID-19.
Sipas klubit, Instituti i shëndetësisë së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar për sot kundër Tre Penne të mos të zhvillohet.
SC Gjilani ka bërë të ditur se janë marrë masat e duhura, duke u izoluar futbollisti i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollisti tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë.
Ekipi është në pritje të një vendimi përfundimtar nga UEFA./mediafokus.info/

