Një mërgimtar shqiptar mbytet në një lumë të Italisë

Një mërgimtar shqiptar ka humbur jetë në një lumë të Italisë. Mediat atje raportojnë burri ka humbur jetën para syve të bashkëshortes, derisa ishte duke u larë në lumin Po.

Thuhet se shqiptari, 55-vjeç, ishte futur për t’u larë në lumin Po dhe sapo ka arritur në pikën ku dy lumenjtë Po dhe Ticino bashkohen, nuk ka mundur dot të dalë më.

Ka qenë bashkëshortja e 55-vjeçarit, e cila ka dhënë alarmin, pasi pa që burri i saj nuk po dukej më.

Trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga lumi dy orë më vonë, rreth 200 metra nga ku është parë për herë të fundit.

Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella. (foto ilustrim)