Një muaj arrest shtëpiak për Agim Ademin

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar Agim Ademit masën e arrestit shtëpiak për një muaj.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë.

Ademi ishte ndaluar dje në mbajtje për 48 orë, por meqë është ankuar në probleme shëndetësore, është dërguar  për të kryer ekzaminime mjekësore.

Ademi dyshohet për “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.