Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për përcaktimin e një muaji paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo ka thënë se sot është mbajtur seanca dëgjimore dhe se gjyqtari ka vendosur për masën e paraburgimit për një muaj.
“Sot është mbajtur seanca dëgjimore dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaj” – ka thënë Gashi.

