Një muaj pas operimit, Anisa Veseli shfaq gjendjen aktuale të shpinës së saj
Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj.

Përvojën e operimit ajo e kishte përshkruar si një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.
“Nuk ishte e lehtë të përballesha me dhimbjet, me pasiguritë dhe me pritjen derisa të realizoja këtë ndërhyrje. Por nuk u dorëzova. Me durim, me besim dhe me mbështetjen e atyre që më duan, gjeta fuqinë për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për ta bërë realitet këtë hap kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën time”, pati shkruar Anisa në një postim në Instagram./telegrafi

