Një ndryshim i papritur i motit po vjen sot në Kosovë

Sot na pret një ndryshim i motit në disa pjesë të Kosovës dhe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar ndryshim të papritur të motit për pasditen e sotme.

IHMK-ja ka thënë se sot pritet të ketë reshje me intensitet mesatar deri në të lartë në pjesën perëndimore dhe veriore të Kosovës.

Reshjet pritet të përfshijnë të gjithë vendit të nesërmën, ka parashikuar instituti.

Instituti ka thënë se në rajonin e Dukagjinit, mund të ketë vërshime të shprejta të lumenjve.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik:

Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe
pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet
mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të
ketë vërshime të shpejta të lumenjëve, fillimisht atyre të vegjël me karakterë të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjës dhe pastrimit të shtetërve të lumenjëve dhe kanalizimeve.

Kjo situat pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tijë të djathta, Ibri etj.

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 %

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 %

Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të
njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.