Një nxënës kapet me armë në çantë

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovë, ku një nxënës është kapur me armë.

Fsh. Rogovë, Gjakovë  07.02.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës (i mitur) pasi që në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.