Një orë pritje për mërgimtarët te Dheu i Bardhë
Bashkatdhetarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet e tyre të verës.
Edhe këtë vit janë krijuar kolona në pikat kufitare.
Te Dheu i Bardhë, rajoni i Gjilanit, ka pritje deri në një orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Dhjetë minuta pritje ka në Jarinjë, ndërkohë pikat e tjera kufitare janë mē shpejt të kalueshme.

