Një orë vrap, 7 orë jetë më shumë

Një studim i fundit, i publikuar tek revista ‘Progresi në sëmundjet kardiovaskualre” muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap, jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.

Hulumtuesit shkencorë vendosën të hulumtojnë nëse format tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet.

Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi.

Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu.

Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.