Sinjali mëson se bëhet fjalë për Besfort Kollqakun, 45 vjeçar, i cili është larguar nga klinika mëngjesin e 18 majit 2025, rreth orës 11:00.

Mjekët kujdestarë kanë raportuar se pacienti nuk paraqet rrezik për rrethinën dhe nuk është agresiv, megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, janë të shqetësuar për sigurinë e tij.

Sipas përshkrimit të dhënë nga personeli mjekësor, Kollqaku ishte i veshur me xhaketë të zezë dhe kapele të zezë në momentin e largimit.

Ai është banor i Prishtinës dhe nuk është hera e parë që largohet pa njoftim.

Autoritetet  u bëjnë apel qytetarëve që nëse hasin personin me përshkrimin e mësipërm, të njoftojnë policinë.