Një person arrestohet për dhunim, u zu në veturë me një të mitur

Policia ka arrestuar një person i cili ka qenë në veturë me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur marrëdhënie seksuale me dëshirë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“DHUNIM-Mitrovicë 26.10.2021– 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima  ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.