Një person arrestohet për keqpërdorimin e dy vajzave të mitura

Një person në Vushtrri është arrestuar për keqpërdorimin e dy vajzave të mitura, shkruan Mediafokus.info.

Ai dyshohet se ka kryer veprat ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi & dhunim & ndërprerje e palejuar e shtatzanisë & sulm seksual’.

Vushtrri 29.10.2019-12:00. Pas hetimeve të bëra është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale të lartcekura ndaj dy viktimave femra të mitura kosovare. Nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale: një telefon mobil dhe dy Micro SD Card. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.