Një person arrestohet për ngacmim, e merr me forcë ankuesen në veturë

Një person në Gjilan është arrestuar për ngacmim, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë, raporton Mediafokus.info

Me 29 tetor 2020 në ora 19:00, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një ankesë nga një banore e Gjilanit, e cila ka thënë se ka pas presion tërë natën nga një i dyshuar, i cili i ka dërguar SMS.

Ankuesja niset nga shtëpia e saj për të ardhur në stacion policor, por sipas saj, i dyshuari kishte qenë duke e pritur në lagje dhe i njëjti e kap për krahu me forcë dhe e fut në veturë pa dëshirën e saj.

I dyshimti forcërisht e ka dërguar viktimën në një restorant te një pikë karburanti, në dalje të Gjilanit, ku ankuesja ka vërejtur dy policë të patrulles dhe ka kërkuar ndihmë prej tyre.

Ndihma i është ofruar menjëherë dhe viktima është sjellë në stacionin policor, ndërsa i dyshimti është arrestuar në vend të ngjarjes dhe pas intervsitimit, në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të shtetit  është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Ngacmim”.

Rasti i referohet PTH-së, ka thënë togeri Isnet Hashani.