Një person gjendet i vdekur në depo, pranë tij një revole
Një person është gjetur i vdekur në depo. Pranë trupit është gjetur një revole.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Njoftimi i policisë:
Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

