Një person gjendet i vdekur në malet e Drenicës
Një person është gjetur i vdekur në Skenderaj, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Atë e ka gjetur një dëshmitar në pyll.
“Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. (foto arkiv)

