Një person gjendet i vdekur në oborrin e QKUK-së
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Nga prokurori i shteit është urdhëruar obduksioni i kufomës, derisa vdekja po hetohet nga policia.
QKUK-Prishtinë, 17.06.2021-12:55. Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

