Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një person në Istog është gjetur pa shenja jete në shtëpi. Vdekja e tij po hetohet nga policia.

Fsh. Sine, Istog 07.05.2021  15:44. Është raportuar se një person mashkull kosovar është pa shenja jete në shtëpinë  e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.