Një person gjendet i vdekur në stacionin e autobusëve, një tjetër vdes në QKUK pasi ishte lënduar në mal
Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e autobusëve në Prishtinë, derisa një tjetër nga Podujeva ka ndërruar jetë në QKUK pasi është lënduar duke prerë dru në mal. Të dyja rastet po hetohen nga policia.
Stacioni i Autobusëve – Prishtinë 26.04.2021 – 11:19. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Rasti është duke hetuar.
Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

