Një person gjendet i vdekur skaj rrugës
Një person në Lipjan është gjetur i vdekur skaj rrugës.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore, është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.
Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.
Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, trupi i të cilit, me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion./mediafokus.info

