Një person humb jetën në një aksident në Skënderaj
Një person ka mbetur i vdekur, ndersa dy të tjerë kanë marrë lëndime nga një aksident mes dy veturave në Skënderaj.
Fsh. Kosterrc, Skenderaj 20.11.2020-16:40. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, thuhet ne raportin e policise.

