Një person humb jetën pasi godet me veturë një shtyllë betoni
Një person në Vushtri ka humbur jetën pasi ka goditur me veturë një shtyllë betoni. Rasti është cilësuar nga policia ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.
Vushtrri 22.10. 2020 – 10:05. Raportohet se ka ndodhur një vetë aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me ngasës të dyshuarin m/k ka goditur një shtyllë të betonit me ç’rast i dyshuari ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të hapet si i tillë dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin 24 orësh.

