Një person i maskuar grabit disa euro në një market në Gjilan
Në person i maskuar ka hyrë në një market në Gjilan dhe sipas viktimës, nën kërcënimin e armës, ka grabitur rreth 100 euro, njofton policia.
Rr. Pajazit Ahmeti 17.12.2021 – 08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në një market, aty ka hyrë një dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me një revole i ka grabitur rreth 100 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime.

