Një person kapet me 100 thasë ushqim për kafshë e shpezë që po i transportonte në të zezë

Një person në Istog është kapur me 100 thasë ushqim për kafshë dhe shpezë, pa dokument përcjellës. Rasti është cilësuar ‘shmangie nga obligimet tatimore’. 

SHMANGIE NGA OBLIGIMET TATIMORE

Fsh. Bellopojë, Istog 21.04.2021 – 08:45. Njësiti patrullues gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në automjet i dyshuari kishte te ngarkuar rreth njëqind (100) paketime (thasë) ushqim për kafshë dhe shpezë për të cilat i dyshuari nuk posedonte ndonjë dokument përcjellës si faturë ngarkesë. Lidhur me rastin janë informuar Inspektorët e ATK-së të cilët do të ndërmarrin veprime te mëtutjeshme. I dyshuari lirohet , po ashtu edhe automjeti dhe malli. Rasti i dedikohet ATK-së për procedim te mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë.