Një person ndalohet në Dobrosin me tekstile të kontrabanduara
Një shqiptar, shtetas i Serbisë, është ndaluar në Dobrosin me një sasi mallrash të tekstilit, për të cilat nuk posedonte dokumentacion.
Rasti është cilësuar kontrabandë me mallra.
Fsh. Dobrosin, Gjilan 17.05.2023 – 14:10. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, gjatë kontrollit janë gjetur një sasi mallra të tekstilit për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

