Një person ndalohet në Pidiq të Gjilanit me 2.27 m/3 dru të pa damkosura
Një person është ndaluar në fshatin Pidiq të Gjilanit me 2.27 m/3 dru të pa damkosura, të cilat i janë konfiskuar.
Fsh. Pidiq , Gjilan, 03.10.2021- 11:15. Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuar dru 2.27 m3 pa dokumentacion përkatës dhe të pa damkosura, drutë janë konfiskuar. Lidhur me rastin është intervistuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se drutë i ka shitur të dyshuarit të lartë cekur. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

