Një person në Ferizaj humb jetën në vendin e punës
Një person në Ferizaj ka humbur jetën pasi ka marrë lëndime në vendin e punës, ndërkohë që një tjetër është arrestuar për ‘rrezikim i sigurisë në vendin e punës’.
Ferizaj 10.12.2020-14:03. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar, dyshohet se nga një mjet është lënduar në kokë. Vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor pas arritjes në spitalin e Ferizajt. Me vendim të prokurorit është arrestuar një mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

