Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima, përdorues i narkotikëve, është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ai veçse ndodhej në katin e pestë të shtëpisë, prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.

Kjo situatë alarmoi jashtëzakonisht shumë familjen e tij, derisa zyrtarët policorë arritën në vendin e ngjarjes dhe pasi shkëmbyen disa fjalë me viktimën, iu afruan dhe e shpëtuan.

Sipas informacioneve të para, posa personi në fjalë u shpëtua, është dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa më pas pritet të merren veprimet e tjera që çojnë në zbardhjen e rastit.

Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, në drejtim të veprës penale “Tentim vetëvrasje”.